Atletja iraniane kërkon falje që u bë pjesë e garës pa hixhab

Atletja iraniane, Elnaz Rekabi ka kërkuar falje pasi u shfaq pa hixhab teksa përfaqësonte vendin e saj në një turne ndërkombëtar të alpinizmit.
“Kërkoj falje për shqetësimin që shkaktova”, ka thënë Rekabi.
Rekabi u bë titull kryesor të hënën kur u pa të konkurrojë pa hixhab – duke ‘sfiduar’ në njëfarë mënyrë rregullat në Iran.
Në Iran, heqja e hixhabit është e paligjshme për gratë dhe dënohet me ligj.
33 vjeçarja përfundoi e katërta, por videot e saj duke ngjitur murin gjatë garës pa mbulesë, e veshur me veshje të ekipit Iranian, u shpërndanë gjithandej në rrjete sociale.
Familja dhe miqtë Rekabi humbën kontaktin me të të hënën, pasi ajo tha se ishte me një zyrtar Iranian.
Të martën, ambasada iraniane tha se ajo kishte fluturuar përsëri për në Teheran.
“Elnaz Rekabi u largua nga Seuli për në Iran të martën në mëngjes, pasi përfundoi gara e kampionatit aziatik. Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Korenë e Jugut mohon fuqishëm të gjitha lajmet e rreme për Rekabi”, thuhej në deklaratë./21Media

Back to top button