Kurti premton mbështetje të vazhdueshme për sportistët dhe artistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të filluar mbledhja e Qeverisë, ka përmendur sukseset e sportistëve dhe artistëve kosovarë që shënuan së fundmi.
Ai ka përmendur medaljen e bronztë të fituar nga Donjeta Sadiku në kampionatin evropian në boks, ndërsa po ashtu edhe suksesin e xhudistëve, përfshirë Loriana Kukës në Grand Slamin e Abu Dhabit, ku doli e bronztë. Po ashtu ka përmendur edhe suksesin e Ballkanit në Ligën e Konferencave në futboll, si dhe sukseset në lojërat elektronike. Ndërsa ka folur edhe për Manifestan, e sukseseve në fushën e artit e kulturës.
“Duket se nganjëherë preokupimet me zhvillimet politike në vend na bën të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por Qeveria i mban ata gjithnjë në vëmendje, e në politikbërje në qendër. Jemi përgjegjës e të përgjegjshëm. Prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre”, ka thënë Kurti./21Media