Paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit që dyshohet se ka dhunuar vajzën e vëllait. Policia e Kosovës dje ka njoftuar se rasti ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për rtv21.tv ka thënë se ndaj të dyshuarit është caktuar 1 muaj paraburgim.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kerkesen e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohezgjatje prej 30 ditesh”, ka thënë Nikçi.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dje ka njoftuar se viktima ishte 15 vjeçare./21Media 

Back to top button