Burg për burrin që në Facebook paraqitej si gjinekologe

Një burrë që mashtroi dhjetëra gra për t’i dërguar foto të organeve të tyre gjenitale duke u paraqitur si një gjinekologe në Facebook, është dënuar me burg në Singapor.
Gjykatat shtetërore të mërkurën e shpallën Ooi Chuen Wei, 37 vjeç, nga Malajzia, fajtor për “mashtrim nga personaliteti” dhe e dënuan atë me tre vjet e katër muaj burg.
Wei përdori një profil të rremë në Facebook për të kontaktuar gratë, duke u kërkuar atyre të plotësonin sondazhe që përfshinin pyetje në lidhje me organet e tyre gjenitale dhe jetën seksuale, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga CNN.
Gjatë një periudhe prej katër vjetësh, ai mashtroi 38 gra dhe mori rreth 1 mijë foto dhe video intime në këmbim. Veprat dolën në dritë korrikun e kaluar kur një grua, e cila dyshonte për Wei dhe kuptoi se nuk kishte një mjek të tillë, bëri një raport në polici.
Policia më pas bastisi shtëpinë e Wei dhe sekuestroi pajisjet e tij. Gjatë hetimeve policore, ai ka pranuar se ka mashtruar gratë, sipas dokumenteve të gjykatës./21Media

Back to top button