Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti: Borrell iu përshtat Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti, tha se paraprakisht në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve
Mirëpo, sipas tij, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa, rrjedhimisht iu përshtat Serbisë.
Madje, kryeministri Kurti tha se ka pasur edhe një përpjekje të fundit për arritjen e marrëveshjes me përfshirjen konkluzionit për planin franko-gjerman, mirëpo e njëjta u refuzuara nga presidenti serb Vuçiq.
Megjithatë, kreu qeveritar tha se sot në Bruksel është zëvendëskryeministri Bislimi, në përpjekje për të arritur një ujdi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button