Aleksandar Arsenijeviq tërheq kandidaturën për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Aleksandar Arsenijeviq ka tërhequr kandidaturën për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Arsenijeviq thotë se “e ka përmbushur premtimin dhe ka treguar qëndrueshmëri, pjekuri dhe pavarësi në vendimmarrje”.
Ai me rastin e paraqitjes së kandidaturës tha se është “masë e përkohshme” dhe se ka mundësi që ta tërheqë brenda afatit ligjore, raporton Danas.
“Kemi konstatuar se nuk ka mundësi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë reale dhe për këtë arsye themi se vendimi ynë do të ndikojë edhe në vendimin që procesi zgjedhor të përsëritet edhe për disa kohë më stabile”, ka thënë Arsenijeviq.
Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq, cili refuzoi të zbatoi vendimin e Qeverisë për targat ilegale të Serbisë.
Dorëheqje dhanë edhe kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan./21Media

Back to top button