Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq thotë se protesta në Rudar është “popullore” në kundërshtim të “terrorit ndaj serbëve”

(VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do t’i mbështesë gjithmonë dhe u bëri thirrje që ta ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të madh të serbëve dhe Serbisë.

Vuçiq përçoi porositë përmes nje video mesazhi në prag të protestave të serbëve në Rudar të Kosovës. Serbët lokalë kanë ngritur të paktën nëntë barrikada, prej afro dy javësh në pjesën veriore të Kosovës në kundërshtim të, siç thonë, arrestimit të një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës i dyshuar për shpërthimet në objektet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Vuçiq tha se protesta në Rudar është “një protestë e madhe, popullore dhe demokratike e serbëve nga Kosova, nga veriu dhe jugu dhe të gjitha zonat ku jetojnë serbët në Kosovë”.

“Serbët nuk kërkojnë shumë, ata kërkojnë vetëm atë që u takon të gjithë njerëzve të qytetëruar në Evropë”. Ajo që të gjithë të tjerët kanë të drejtë, vetëm serbëve u mohohet – të jenë të lirë, të kenë të drejtën për të lëvizur, për të shkuar në shkolla dhe spitale, për të mbrojtur jetën dhe perspektivën e fëmijëve të tyre”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se serbët kërkojnë lirimin e atyre që padrejtësisht, pa asnjë arsye, janë arrestuar dhe ndaluar dhe kërkojnë tërheqjen e “ata që kanë ardhur me tyta të gjata pa të drejtë të pushtojnë veriun e Kosovës”.

Vuçiq tha se serbët po kërkojnë heqjen e listave të arrestimit të krijuara nga regjimi në Prishtinë, “sepse serbët e kundërshtuan politikisht terrorin ndaj tyre”.

“Dhe për t’u kthyer në institucionet e tyre, që të jetë diçka ndryshe nga heqja e barrikadave, ata po kërkojnë formimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ishte kushti i parë në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button