Tribuna u shemb në një ndeshje basketbolli në Egjipt, 27 tifozë u plagosën
27 tifozë u lënduan pasi një pjesë e tribunës u shemb në ndeshjen e Superkupës së basketbollit të Egjiptit ndërmjet Al Ahly dhe Ittihad.
Një numër i madh i tifozëve të Ittihad thuhet se u grumbulluan në një pjesë të tribunës, e cila nuk mund të përballonte më një ngarkesë të tillë.
Pas shembjes së strukturës mbajtëse, në sallë ka rënë një panik i madh, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur.
Në ndihmë të disa prej tifozëve të lënduar nga parket kanë ardhur vetë basketbollistët dhe stafet profesionale të të dyja skuadrave.