Vitia para Komisionit për Shëndetësisë merr kritika nga deputetët e opozitës

Dreshaj: Shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie
Shemsedin Dreshaj nga AAK e nisi debatin me Vitinë duke iu drejtuar se ke ardhur taze, madje ai konsideroi se sektori i shëndetësisë nuk është prioritet i kësaj qeverie.
“ Shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë, ka mungesë të barnave esenciale e lista të pritjes trajtime jashtë vendit me borxhe milionëshe, ikje të profesionistëve shëndetësor. Ka regres në përcaktim të menaxherëve të shëndetësisë”, tha ai.
E epiteti që i dha Dreshaj Vitisë se është taze këtij të fundit si duket nuk i pëlqeu.
“Nuk jam taze, përgjegjësitë që më takojnë do ta ketë një emër dhe të gjitha përgjegjësitë do të më adresohen mua, e se sa jam taze nuk do të qoj peshë. Shëndetësia si ushtria ose si partia ka qenë dikur, por nuk ka më”, tha ai.
Por lidhur me pyetjen e Dreshaj tha se ligji për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore do të vijnë në Kuvend, Vitia duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar u shpreh se për këto ligje bazike kanë plan të detajuar se kur do të sillen në qeveri e Kuvend.
Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u shpreh se këto dy vite do të donin t’i harronin por është e pamundur për shkak të problemeve të shumta në shëndetësi.
Ish ministri i shëndetësisë tha se gjatë këtyre dy viteve evidente ka qenë mungesa e barnave e listës esenciale, lista e pritjes e ikja e profesionistëve shëndetësor.
Zemaj po ashtu tha se asnjë ligj bazik nuk ka ardhur për dy vite dhe jemi duke hyrë në muajin e tretë dhe nuk e dimë se si është gjendja. Nuk po kemi material të shqyrtojmë më dhe është e pafalshme që nëse kemi 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj dhe të ulemi të punojmë.
Ndërsa, u interesua të di se a po funksionin Komisioni ekzekutiv për shëndetësi dhe a i janë bartur Vitisë kompetencat.
“A ti ka bartur ato kompetencat që ti ka bardit a po funksion ai komision dhe na është dukur i pak paarsyeshëm dhe banale në këtë komision të raportoj duke anashkaluar ministrinë?”, tha ai.
Vitia u shpreh se me shumë gjëra që theksoi Zemaj, pajtohet.
Ndërsa, sa i takon krijimit të Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, Vitia tha se kryeministri Kurti me këtë komision ka dashur të tregoj se shëndetësia është prioritet i kësaj qeverie.
Lidhur me punën e tij në sektorin privat, Vitia tha se lënda e tij është dërguar në agjencinë kundër korrupsion dhe këtë javë ka marrë informacioneve se nuk është gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij, madje paralajmëroi padi për ata që kanë shpifur karshi tij.
“Kur kërkesa është e madhe dhe oferta e vogël ndodh kjo, po bëhen oferta shumë joshëse”, tha ai për ikjen e mjekëve.
Vitia para Komisionit për Shëndetësi: Kemi një sërë urgjencash dhe prioritetesh
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se para vetes kanë një sërë urgjencash dhe prioritetesh siç janë sigurimi i profesionistëve shëndetësor në fushat deficitare, zvogëlimin e listave të pritjes, kontrolli i sigurisë së barnave, mbikëqyrja e institucioneve private dhe shërbimeve që ofrojnë.
Ai tha se po këtë vit planifikojnë hapjen e konkursit të ri për specializantë, listën e re të barnave esenciale ndryshimi dhe furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues.
Vitia tha se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për shëndetësi së bashku me atë për sigurime shëndetësore dhe këto dy ligje do të jenë thelbi i reformës në sektorin e shëndetësisë.
“Jam i vetëdijshëm që ka shumë mungesa në spitalet tona dhe vëmendja është tek trajtimi bazik. Ka një kulturë pune të munguar dhe po marrim masa ti evitojmë sa më parë.
Menaxhmentet e spitaleve duhet të performojnë krejt më ndryshe sesa kanë menaxhuar deri tani”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si sfidë për sektorin që udhëheqë ai e konsideroi edhe largimin e profesionistëve shënedetësor qoftë nga Kosova apo edhe në sektorin privat brenda në vend.
Ndërsa, theksoi se në këtë fillim viti furnizimi me barna dhe material shpenzues është më i qëndrueshëm krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.
Sipas tij në Klinikën e Onkologjisë furnizimi ka qenë 80%, derisa theksoi se ofrimi i kimioterapisë ta zhvillojnë edhe në një spital regjional.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?