Von Cramon e sigurtë se plani evropian i bind pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon e ka konsideruar sukses të madh pranimin e planit evropian.
“Edhe pse ende mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në, por edhe për të gjithë rajonin”, tha për DW deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Kramon-Taubadel, duke kujtuar tensionet e muajve të fundit.
Politikania gjermane nga radhët e të Gjelbërve është e bindur se ky tekst i marrëveshjes mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe se Prishtina formalisht shkon drejt BE-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?