Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën.
Në një komunikatë për media Osmani ka thënë se Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme.
“Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet… Në këtë përvjetor kujtojmë studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare!”, ka thënë ajo./21Media