Kaloni te përmbajtja kryesore

Ibrahimovic vendos të largohet nga Milani

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milani.

Ibrahimovic do të largohet nga Milani për shkak se i skadon kontrata në fund të këtij muaji, dhe kontrata e tij nuk do të rinovohet.

Legjenda e “Rossonerëve” do t’i jap lamtumirën e fundit klubit dhe tifozëve të Milanit pas ndeshjes së nesërme në “San Siro” kundër Veronas.

Ibrahimovic do të vendos të ardhmen e tij gjatë javëve në vazhdim. Suedezi ka zbuluar se Monza e ka kontaktuar atë së fundmi dhe se ka një kontratë të gatshme për të.

Vlen të theksohet se Ibrahimovic do të mbush 42 vjeç në muajin tetor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button