Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet e datës 1 shkurt

Ngjarjet qe shenojnë ditën e sotme ne vend

Mbahet Kuvendi Themelues i të Rinjve. (Salla e Kuvendit të Komunës nw Ferizaj, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit “Mirëmbajtja problematike e rrugëve, vonesat dhe favorizimet”. (Hotel “Sirus”, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës. (Pallati i Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajnë konferencë. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri takon kryetarin e Bashkisë së Linzit të Austrisë, Klaus Luger. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 11:00)

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian organizon dikutimin “Rëndësia e punës vullnetare si një vlerë shoqërore”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 11:00)

Komuna e Klinës inaguron bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në 575 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. (Klinë, ora 11:40)

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, mbajnë takim. (Zyrat e AGK-së, ora 13:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button