A do të luajë Valon Berisha ndaj Spanjës?

 
Kombëtarja së Kosovë dje arriti në Sevilla të Spanjës. Ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes mbajti konferencë për media, i cili foli për progresin e “Dardanëve”.
Challandes zbuloi edhe detaje nga gjendja fizike e Valon Berishës, i cili tha se “pas stërvitjes do të mësohet nëse ai është në gjendje të luajë ndaj Spanjës”.
“Ne kemi tani stërvitjen, do të tentojë të stërvitjen dhe pas kësaj do ta dimë sigurt nëse është në gjendje të luaj apo jo.”
Ndryshe, “Dardanët” në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Estadio La Cartuja de Sevilla”, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”.

Back to top button