Festivali Tribeca do të organizohet me pjesëmarrje fizike

 
Niveli i vaksinimit në New York kundër COVID-19 është duke u ngritur, kështu që ka mundësi që gjërat gradualisht të bien në vend të vet.
Kjo është shenjë që koronavirusi mund të humb fuqinë për të ndikuar në jetën kulturore, dhe jo vetëm në New York por në mbarë Amerikën, edhe pse kjo po shkon ngadalë.
Pasi që New York do të dalë ngadalë nga hija e COVID-19, ka ardhur koha që njerëzit të bashkohen sërish në vendngjarje.
Kështu duket se do të ndodhë edhe me festivalin e sivjetmë të filmit Tribeca, në 20 vjetorin e themelimit të tij. Këtë e ka bërë të ditur bashkëthemeluesi i tij, Robert De Niro në një deklaratë për media.
Festivali i sivjetmë Tribeca  do të bahet për 12 ditë me radhë, në ambient të hapur.
Sipas tij, organizatorët do të bashkëpunojnë me departamentin e shtetit të Nju Jorkut për shëndetësi, për tu siguruar që mbledhjet publike të organizohen sipas protokollit për siguri ndaj COVID-19.
Ky festival do të mbahet nga 9 deri më 20 qershor, apo dy muaj pas datave që mbahet zakonisht.
Festivali i filmit Tribeca u themelua para dy dekadash pas sulmeve të 11 shtatorit dhe tashmë është bërë vend prezantim i rëndësishëm për filma të pavarur.
Sa i përket festivaleve të tjera të rëndësishme, si Sandens, ai në fillim të vitit 2021 u organizua në mënyrë virtuale. E festivalet tjera ndërkombëtare janë duke planifikuar që të organizohen me pjesëmarrje fizike, e jo virtuale.
Sipas të dhënave, festivali i filmit në Kanë të Francës do të organizohet muajin korrik./21Media

Back to top button