A i duhet Kosovës një marrëveshje më 18 Mars – çfarëdo qoftë ajo?

Njohës të procesit të dialogut, vlerësojnë se Kosova në takimin e 18 marsit nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje e cila është nuk është e bazuar në parimet e propozimit evropian derisa thonë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve që e parasheh ky propozim e fuqizon Kosovën.

Dy udhëheqësit Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Arritja e një marrëveshjeje mes palëve gjatë këtij takimi, në Kosovë po shihet në mënyra të ndryshme.

Për analistin politik, Visar Xani, marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve të cilën e parasheh propozimi Evropian është e rëndësishme dhe i duhet Kosovës.

“Nuk duket se është një marrëveshje çfarëdo qoftë është një marrëveshje që ka një bazë të mirë ka edhe disa pjesë që duhet pritur aneks planin me pa se cka është punuar në to por nëse është një marrëveshje maksimumit momental që është mundur të bëhet një lloj kompromisi dhe të nxirret nga .. është një marrëveshje e mirë dhe që i jep fuqizim Kosovës në aspekt të forcimit të shtetësisë të saj dhe të promovimit të shtetësisë po ashtu i mundëson integrim më të shpejtë…është një marrëveshje e rëndësishme”, tha Xani.

Ndonëse e pranuan në parim propozimin evropian në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u shprehën të rezervuar për disa pika të planit.

Arbër Fetahu nga Grupi për studime Juridike dhe Politike, thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një marrëveshje e cila është nuk është e bazuar në parimet e propozimit evropian.

“Një marrëveshje i duhet Kosovës por duhet të jetë marrëveshje e bazuar në parimet e planit evropian ato nene që realisht nuk mund të ketë apo plan të veprimit tjetër përpos atij që janë pajtuar në parim me 27 shkurt të këtij viti dhe është e rendësishime të bëhet një hap para në këtë proces duke dalur nga ky ngërq tash e sa vite por kujdes të shtuar duhet të ketë qeveria ne secilin nen…këtu duhet te kemi edhe qartësi dhe jo dykuptimësi sesi do të zbatohet marrëveshja cilat nene do të zbatohen së pari dhe të këtë një lloj rënditjeje kronologjike ashtu sic është parapara në planin evropian dhe të nos dilet përtej kronizës së planit dhe përtej asaj që janë dakorduar palët në Bruksel dhe cka dimë ne publikisht”, tha Fetahu.

Propozimi i BE-së, mes tjerash, kërkon përkushtimin e Kosovës dhe të Serbisë që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve./21Media

Back to top button