A ka fëmijë me Covid-19 në Pediatri?

Në dy muajt e parë të vitit shqetësuese në Kosovë ishte infektimi i fëmijëve me Covid-19. Në Kliniken e Pediatrisë çdo ditë kishte të shtirë fëmijë, kurse tani me përmirësimin e situatës epidemiologjike në këtë Klinikë nuk ka asnjë fëmijë me Covid-19.
Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci në një prononcim për portalin rtv21.tv ka treguar se në këtë Klinikë nuk ka asnjë fëmijë të shtrirë me Covid-19.
“Nuk ka asnjë fëmijë të shtrirë në repartin Covid-19”, ka thënë Grajçevci.
Përmirësim i situatës epidemiologjike me Covid-19 është vërejtur edhe në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili në një përgjigje me shkrim ka thënë se tash e “dy javë nuk e kemi asnjë paciente me Covid-19”.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person. Gjatë kësaj periudhe 32 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 868 testime të realizuara brenda 24 orëve./21Media

Back to top button