A po e vështirëson situata në veri eksportin e Kosovës

Situata në veri po krijon vështirësi eksportin e mallrave të Kosovës. Këtë e pohoi Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa.

Ai i tha RTV21 se kjo situatë po krijon hamendje dhe vështirësi të blerësit jashtë shtetit. Mustafa i bëri thirrje Qeverisë që kjo të zgjidhet sa më shpejt.

“Ne lusim dhe shprehim dëshirën dhe jemi te gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë që kjo të zgjidhet sa me shpejt dhe qeveria të fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përkrahjen më të madhe të prodhuesve si me grande dhe forma të tjera, normal që prodhuesit çdo herë kanë qenë krah i Qeverisë dhe vazhdojmë të jemi krah i Qeverisë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se kjo situatë po ndikon si të investitorët e po ashtu edhe te blerësit e huaj.

“tanë kohën thirrin se çfarë është duke ndodhë, si është gjendja kurse normal përpos veriut pjesët tjera janë normale dhe është duke u zhvillu, bizneset janë duke u rritur si brenda edhe ashtu edhe me eksporte, por lutemi që kjo situate të zgjidhet sa me shpejt dhe t’i kthehemi normalitetit dhe zhvillimit ekonomik te vendit.”, tha ai./21Media

Back to top button