Mbappe zyrtarisht i tregon PSG-së se nuk do ta zgjasë kontratën

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka treguar edhe formalisht udhëheqësisë së klubit se ai nuk ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, e cila përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Mbappe madje tha se ai ka informuar bordin e klubit që nga 15 korriku i vitit të kaluar se ai nuk do ta zgjatë kontratën përtej vitit 2024.

“Kurrë nuk kam diskutuar ndonjë rinovim kontrate me PSG-në. Bordi është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim për të mos zgjatur përtej 2024 – dhe letra e dërguar kishte për qëllim vetëm të konfirmonte atë që unë tashmë u thashë atyre”, tha francezi në një deklaratë për AFP, përcjell rtv21.tv.

Nsërkohë, PSG po ashtu ia ka bërë të qartë Mbappes se ai ose duhet që tani ta nënshkurajë kontratën për zgjatje ose të largohet nga klubi këtë verë dhe jo si agjent i lirë në qershor të vitit tjetër. /21Media

Back to top button