AAK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti

Haradinaj deklarohet për seancën e 3 shkurtit

Pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies së tij, kryeministri në largim Ramush Haradinaj u deklarua për media.

Ai tha se partia e tij nuk do ta votojë asnjë Qeveri të pakicës, dhe se ata do të qëndrojnë në opozitë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim sot që seanca plenare për formimin e qeverisë të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00.

Vendimi u përshëndet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile që respekton obligimet kushtetuese./21Media

 

 

 

Back to top button