Abdixhiku: Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas anulimit të mbldhjes së përbashkët të dy qeverive. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se ky lajm është i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.

“Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë. Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, ka thënë se i ka propozuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, një takim në një format më të ngushtë, ku do të merrnin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të brendshëm, porse Kurti ka refuzuar.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme./21Media

Back to top button