“Afatet, favorizojnë studentët e dobët dhe i dëmtojnë të mirët”

Sipas Krasniqit Senati po i barazonë të shkëlqyeshmit me të dobëtit

Me statutin e Universitetit të Prishtinës studentët mund të hyjnë vetëm në tri afate të provimeve. Mirëpo, Senati si organi më i lartë i UP-së po u lejonë edhe dy afate shtesë, me mundësinë për të paraqitur vetëm nga një provim në afatet e prillit dhe nëntorit.

E për këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Karasniqi i cili ka thënë se këto afate po i favorizojnë studentë e dobët dhe i dëmtojnë studentët e mirë.

“Afati i provime të prillit nuk është i paraparë në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Provimet e këtij afati antistatutar janë duke u mbajtur. Rektorati dhe Senati e kanë lejuar një afat të tillë në kundërshtim ne Statutin”, ka thënë Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Sipas tij, Rektorati e Senati i barazojnë të shkëlqyeshmit me të dobëtit, “me shumë gjasa që edhe në tregun e punën të dominojnë të dobëtit”, ka shtuar Krasniqi.

Tani veç ka filluar mbajtja e provimeve në afatin e prillit si afat i parregullt./21Media

Back to top button