Kaloni te përmbajtja kryesore

Afrim Kasolli: Të gjithë oponentët politike të Albin Kurtit e kanë definuar atë si antiamerikan

Shkruan Afrim Kasolli

Duke filluar nga sot edhe zyrtarisht kushdo qe eshte kunder trashegimise shteterore diplomatike te Albin Kurtit , nuk është vetëm kundër Bashkimit Evropian, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara te Amerikes.

Në ligjin per mbrotjen kombëtare te nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, dhe te miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, thuhet se “Marrëveshja per normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimi e BE “përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

Një formulim i tillë dëshmon hapur se Kosova nuk mund ta shmang këtë detyrim edhe per administratën Trump. Dhe se nuk ka shumë hapesire per driblime tjera, pos zbatimit te asaj per te cilen eshte dakorduar Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin ne Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borrellit dhe Mirosllav Lajcakut.

E tille dine te jete ironia i historise. Te gjithe oponentët politike te Albin Kurtit e kane definuar ate si antiamerikan dhe qe i ka cenuar raportet bilaterle ndërmjet dy vendeve.

Mirepo, paradoksalisht nese neser te njejtit do te jene ne pushtet nuk kane rruge tjeter per restaurimin te këtyre raporteve diplomatike me Uashingtonin, pos zbatimit te atyre obligimeve qe u pranuan nga Albin Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button