Kaloni te përmbajtja kryesore

​Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, kreu i FSK-së takon shefin e Mbrojtjes së Lituanisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikshnoras, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e përvojave.

Në takim u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve në veçanti të Lituanisë në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button