Agim Ademi dyshohet se keqpërdori buxhetin e FFK-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërguar në mbajtje me dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e kësaj federate si dhe iu është shmang tatimit.
“Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor. “, thuhet në njoftimin e policisë
Ndërkohë lajmi për arrestimin e tij u konfirmua dje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media