Ahmeti lut për qarkullim të kufizuar

Qarkullimi është i vështirësuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se edhe më tutje të gjitha kompanitë e kontraktuara dhe të gjitha kapacitetet komunale janë në pastrim të rrugëve.

Ahmeti përmes facebookut ka kërkuar që të ketë qarkullim të kufizuar.

“Prishtina i ka 2200 rrugë dhe bora pastrohet vazhdueshëm. Megjithatë, për shkak të rreshjeve të mëdha, qarkullimi është i vështirësuar. Ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe pas ndaljes së rreshjeve do të jemi në gjendje të stabilizojmë situatën edhe më tutje”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Kompania “Pastrimi” Prishtinë bën të ditur se si rezultat i të reshurave të vazhdueshme të borës po ka në vështirësi në kryerjen e shërbimit të largimit të mbeturinave. Përmes një komunikate për media, kjo kompani kërkon mirëkuptimin e qytetarëve edhe pse po bën përpjekje që në asnjë mënyrë mos të mbetet pa u kryer shërbimi i mbeturinave sipas orarit të rregullt./21Media

Back to top button