Ahmeti: Nuk na rrëzojnë dot, sepse BDI-ja ka lindur nga lufta

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e koktejit të organizuar për përzgjedhjen e përbërjes së re të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair tha se BDI-në e sulmojnë nga të gjitha anët sepse është çelësi i funksionimit të shtetit. Por, ai tha se BDI-ja, nuk rrëzohet aq lehtë sepse është strukturë që ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku i dëshmorëve.

“Deri sa ishim në koalicion me VMRO-në, LSDM-ja bënte sulme të tmerrshme, na thoshim patericë e VMRO-së, çdo e zezë thuheshe për BDI-në. Përse e gjitha kjo? Sepse ne ishim çelësi, përmes nesh rrëzoheshin institucionet, përmes nesh funksiononte qeveria. Sot VMRO-ja bën të njëjtën gjë. Sulme të tmerrshme nga të gjitha anët kundër BDI-së. Por, BDI-ja nuk rrëzohet, sepse është strukturë dhe nuk ka lindur nga sallonet apo televizionet. BDI ka lindur nga UÇK-ja dhe nga gjaku”, tha Ahmeti./TV21

Back to top button