Kaloni te përmbajtja kryesore

Akademia përkujtimore për Nexhmije Pagarushën

Në nderim të bilbilit të Kosovës

Ka filluar Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar për Nexhmije Pagarushën. Në këtë akademi po marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ambasadori i Shqiperisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe në emer të komunitetit artistik do të flas kompozitori Rafet Rudi.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit. E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button