Aksident i rëndë në Dragobil të Malishevës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dragobil të Malishevës.
Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.