Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00

Një aksident trafiku në mes një minibus dhe një veturë ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Akrashticë- Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar 15 nxënës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Sipas tij, të lënduarit pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë janë liruar./21Media