Aksident në Arllat të Drenasit, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Arllat të Drenasit.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka treguar se në aksident janë përfshirë katër vetura.
“Rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim, Njësitë relavante policore janë në vendngjarje”, ka thënë Kelani./21Media

Back to top button