Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Itali, një grua dhe tre fëmijë shqiptarë të vdekur

Një makinë është përplasur në një shtëpi të braktisur dhe nga përplasja kanë humbur jetën një 22-vjeçare dhe tre fëmijë, dy nga 10 vjeç dhe 12 vjeçar, ndërsa burri që drejtonte ka mbetur i lënduar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, në provincën e Reggio Emilia, drejt Parmës, përcjell rtv21.tv
Makina, një Fiat Stilo, po shkonte në drejtim të Sant’Ilario, kur drejtuesi i mjetit, për arsye të kontrolluara nga policia lokale, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, ku është përplasur me një shtëpi. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave brenda llamarinave të përdredhur të makinës dhe ndërhyrja ka zgjatur deri vonë. I lënduari është dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin Reggio Emilia, , raporton Rainews
Viktimat janë me origjinë shqiptare dhe nuk dihet nëse janë pjesë e një familjeje të vetme. Nga informacionet e para të mbledhura, e reja do të ishte nëna e fëmijës më të vogël./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button