Hajdari tha se nuk ka dashur të sjellë masa të reciprocitetit me Serbinë

 

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” ka deklaruar se s’ka dashur që të vendosë menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Hajdari ka theksuar se si ministre qëllimi është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë. Sipas saj, Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave prezente konferencë.

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, ka deklaruar Hajdari.

Deklaratën e ministres Hajdari, zëvendësministri i MEPTINI-s, Edison Jakurti, i cili e ka quajtur skandaloze. Ai ka theksuar se deklarata e ministres Hadari është mungesë e thellë e të kuptuarit se për çka shërben reciprociteti në tregtinë ndërkombëtare.

“Deklaratë skandaloze. Mungesë e thellë e të kuptuarit se për çka shërben reciprociteti në tregtinë ndërkombëtare. Ai është mjet, nuk është qëllim”, ka shkruar Jakurti.

Back to top button