Aksidentohet një kombi-bus i nxënësve në magjistralen Pejë-Mitrovicë, 14 të lënduar

14 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur të enjten rreth orës 13: 00 në në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se 12 prej të lënduarve janë nxënës, si dhe dy shoferët e automjeteve të përfshira në aksident.
“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës” E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, tha Gashi
Ai po ashtu bëri të ditur se të lënduarit janë kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, tha ai.