Aksionet e Nissan pësojnë rënie prej 10%

 

Aksionet e Nissan kanë rënë me 10% në tregtinë e Tokios, pasi paralajmëruan se do të shohin një humbje vjetore rekord.

Prodhuesi i dytë më i madh në Japoni tha që pret një humbje prej 4.5 miliardë dollarë gjatë këtij viti pasi koronavirusi pengon përpjekjet e tij për rikthim në treg, transmeton rtv21.tv.

Kompania tha se shitjet e saj do të jenë më të ulëtat në një dekadë.

Shefi ekzekutiv i Nissan, Makoto Uchida tha që kompania nuk do të bënte një pagim të dividendit për aksionarët këtë vit.

Shitjet globale të Nissan u ulën 48% në periudhën prill-qershor pasi ato u përgjysmuan në Amerikën e Veriut dhe ranë me 40% në Kinë.

Edhe para pandemisë së koronavirusit, kompania po luftonte me një numër problemesh./21Media

Back to top button