Aktakuzë ndaj 15 personave për rastin ‘Subvencionet II’

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’.
Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’.
I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.
Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale “Mashtrim me subvencione”./21Media

Back to top button