Akuzohen për spiunazh, zbulohet çfarë iu gjet në telefonat e rusëve dhe ukrainasit

Janë zbuluar detaje të reja për 3 shtetasit e huaj që u përfshinë në incidentin e të shtunës në mbrëmje në Uzinën e Ushtarake në Gramsh, ndaj të cilave mes të tjerave akuza e Elbasanit ka ngritur edhe akuzën për spiunazh.
Gjatë fazës hetimore nga kjo e fundit, në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.
Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.
Prokuroria Elbasanit qëndron në krye të hetimeve ndërsa çështja do të vijojë të hetohet nga kjo prokurori dhe jo në Strukturën e Posaçme. Sa i përket kontakteve që kanë kryer këta shtetas me persona të tjerë, po bëhen verifikime për identifikimin e tyre dhe aktivitetit me të cilin merren./oranews

Back to top button