Alban Ukaj në Festivalin e Filmit në Kanë
1 min read
Kasti i filmit “Tori and Lokita”, në të cilin luan edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj parakaluan në tapetin e kuq me rastin e premierës së filmit të tyre në Festivalin e Filmit në Cannes.
“Tori and Lokita” flet për historinë e një 12 vjeçari dhe një 16 vjeçare, refugjatë nga Belgjika.Ukaj, një kuzhinier që i keqpërdor të dy fëmijët, kinse për t’u ndihmuar.
Jean Pierre dhe Luc Dardenne janë në garë për Palmën e Artë.
“Vëllezërit Dardenne për mua janë mësues, miq të mirë, regjisorë të jashtëzakonshëm dhe dy prej personave më intelektual që i kam takuar në jetë. Kam mësuar shumë rreth aktrimit falë tyre, fillimisht gjatë bashkëpunimit në filmin ‘Heshtja e Lornës” e pastaj edhe me filmin e ri ‘Tori dhe Lokita’”, u shpreh Ukaj.
Ukaj luan edhe në filmin “Era” me regji të Parta Kelmendit.