Alisson ia siguron fitoren Liverpoolit në sekondat e fundit të ndeshjes

 

Liverpooli ka shënuar një fitore tejet dramatike ndaj West Bromit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36’ të Premierligës angleze.

Ishte portieri brazilian Aliusson Becker ai i cili shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes duke realizuar gol me kokë pas një harkimi nga Alexandre Arnold.

Fillimisht Liverpooli ishte në disavantazh pas golit të realizuar nga Kanun në minutën e 15’ të ndeshjes, por më pas shifrat i barazoi Mohamed Salah në minutën e 33.

Kur po mendohej se po vinte një tjetër zhgënjim për skuadrën e Jurgen Klopp, në skenë doli heroi i “The Reds” Alisson Becker i cili ia siguroi tri pikë të reja Liverpoolit duke e lënë të hapur kështu mundësinë për të siguruar pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Momentalisht Liverpooli renditet në vendin e pestë me 63 pikë, një më pak se Chesea në vendin e katërt.

Back to top button