Almeria mposht Barcelonën

Barcelona u mposht me rezultat të ngushtë 1:0 nga Almeria.
Kjo është humbja e tyre e dytë në La Liga.
Me këtë humbje Barcelona humb mundësinë për të çuar në 10 pikë diferencën me Real Madridin.
Kështu ata tashmë kanë vetëm shtatë pikë më pak se sa rivali i tyre, Real Madridi.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi El Bilal Toure, në minutën e 24’ të ndeshjes realizoi një supergol.
Barcelona pas golit të disavantazhit tentuan të barazojnë shifrat, krijuan mundësi, por jo edhe gola.
Pas kësaj humbje ata mbajnë vendin e parë me 59 pikë, kurse Almeria ndodhet në vendin e 15 me 25 sosh.

Back to top button