Ambasada amerikane: Përgëzime Kosovës dhe Izraelit

 

 

 

Të hënën, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Pas zyrtarizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovë dhe Izraelit, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka thënë se “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”.

Kujtojmë se edhe ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të mrekullueshme ditën e sotme./21Media

 

Back to top button