Arrestohen mbi 80 persona që shisnin vaksina false

 

 

Policia e Kinës ka arrestuar më shumë se 80 persona të përfshirë në shitjen e vaksinave të falsifikuara në tre qytete kineze që nga shtatori i vitit 2020.

Arrestimet u bënë në Jiangsu, Pekin dhe Shandong gjersa CNN-i raporton se agjencia e lajmeve, Xinhua ka njoftuar se janë kapur tre mijë vaksina të rreme.

Xinhua deklaroi se Ministria Kineze e Sigurisë Publike po heton mashtrimet në lidhje me prodhimin dhe falsifikimin e vaksinave.

Policia zbuloi se nga shtatori i vitit 2020, ata që ishin të përfshirë në operacionin kriminal “bënë fitime të mëdha duke shitur vaksina të rreme me çmime të larta”.

Ndryshe, Kina po vaksinon popullatën e saj me vaksinat Sinovak dhe Sinofarm./21Media

Back to top button