Grenell: Ditë e mrekullueshme për Kosovën dhe Izraelin

 

 

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të mrekullueshme ditën e sotme, ku Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Grenell ka falënderuar ministrinë e Jashtme të Kosovës për bashkëpunimin dhe atë të Izraelit po ashtu, si dhe  ish-presidentin Donald Trump dhe sekretarin e ri amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve./21Media

 

Back to top button