Ambasada e ShBA-së: Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve për familjarët e të zhdukurve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka bërë thirrje që ky proces të mbyllet dhe familjarëve t’u jepen përgjigjet e merituara.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja e këtij procesi për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë përfundimin e këtij procesi të familjarëve të të zhdukurve”, ka shkruar ambasada në “Facebook”.

Kujtojmë se në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës.Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur./21Media

Back to top button