Ambasadori amerikan vizitoi KEK-un

Thaçi tha se vizita e Kosnettit demonstron mbështetjen e SHBA-ve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, dje vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Ai tregoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në aspektin ekonomik.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Sipas një komunikate të KEK-ut, Drejtori Menaxhues, Njazi Thaçi tha se vizita e Kosnettit demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

Në anën tjetër, ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të sigurojë stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për Kosovën./21Media

Back to top button