Arrestohen 17 persona për fajde, ngrihen mbi 5 milionë euro

Një aksion me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e 17 personave për fajde detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi në një konferencë për media ka dhënë detaje për arrestimin e 17 personave të dyshuar.
Ajo tha se shuma që është ngrirë në këtë rast përllogaritet të jetë më shumë se 5 milionë euro (banesa, parcela toke).
Gashi tha se për këtë rast hetimet kanë zgjatur më shumë se pesë muaj.
Major Ymer Imeri nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Pejë ka thënë se janë bastisur 21 lokacione të ndryshme në Pejë. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 12 armë, 8 armë të vogla dhe 4 armë të gjata, 544 fishekë, 10 vetura, dokumente të ndryshme (fatura, kontrata dhe fletore) dhe 45 mijë e 700 euro./21Media

Back to top button