Arrestohet 19 vjeçari në Mitrovicë

Në mbërmjen e sotme është arrestuar S.Z , 19 vjeçar nga Mitrovica. Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se arrestimi i 19 vjeçarit është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se i arrestuari, dyshohet që përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media
 

Back to top button