Arrestohet hajdutja e dyqaneve dhe qendrave tregtare

 

Një grua 34 vjeçare është arrestuar sot pasi që dyshohet për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet dhe qendrat tregtare në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare (femër), shtetase e Republikës së Kosovës, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./21Media

 

 

Back to top button