Arrestohet ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, të mërkurën është ndaluar për 48 orë ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tashmë i dyshuari B.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria ka njoftuar se ish-drejtori në kohën kur ishte në pozitë ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore./21Media

Back to top button