Kaloni te përmbajtja kryesore

Petrit Kllokoqi pas rritjes së rasteve : Tash kush i ka fajet?

Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ka reguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur Qeverinë se kush është fajtori për rritjen e numrit të të infektuarve, pasi që sipas tij, dasmat e klubet nuk kane punu dhe gastronomia ka funksionu me kufizime.
“Me keqardhje po e shohim situaten me numrin e rritjeve te rasteve edhe ne vendin tone. Sa here kemi pas rritje te tille, gjithmone gishti osht drejtu te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia ne pergjithesi. Po tash që dasmat e klubet nuk kane punu dhe gastronomia ka funksionu me kufizime e masa nga me te rreptat ne rajon dhe cdo dite shumica e bareve jane denu, a thu KUSH I KA FAJET?”, ka shkruar ndër tjera Kllokoqi në Facebook.
Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike në takimin e sotem ka rekomanduar masat e reja anti-COVID. 
Ende s’janë bërë të ditura të gjitha rekomandimet, por siç tha ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi synohet që shkollat në vend të mbesin të hapura.
Pas takimit të Komitetit për koordinim, ministri Latifi bëri të ditur se kanë diskutuar që lokalet të mbyllen në orën 22:00.
Ai tha se rekomandimet pritet t’i dërgohen Qeverisë sot në mbrëmje apo nesër në mëngjes.
Në Kosovë edhe sot ashtu dje  janë shënuar mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19 ka vdekur një person, kurse, janë regjistrur 2 mijë e 708 raste të reja me Covid-19./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button